RAPORTO

veprime ilegale

Vizita e Ministrit të MMPH-së Ferat Shala në Kroaci, pasqyrohet edhe nga mediat kroate

- Vizita treditëshe e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në Kroaci, është prezantuar edhe në mediat kroate.

Kanë qenë dy gazeta kroate në versionin elektronik Vjesti.hr dhe Vecernji.hr,  që përmes dy informacioneve kanë shkruar për këtë vizitë. Në të dy rastet lajmet iu kanë referuar takimit që Ministri Shala ka pasur me nënkryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Miljan Berkic dhe me përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Lajmi me titullin: “Brkic: Kroacia mbështet pavarësinë dhe integritetin e plotë të Kosovës”, i publikuar në portalin e gazetës “Vjesti”, ka vënë theksin në marrëdhëniet miqësore në mes të Kroacisë dhe Kosovës, kontributin e komunitetit shqiptar në ngritjen e themeleve të shtetit të Kroacisë dhe mundësive të bashkëpunimit ne mes dy vendeve në nivele të ndryshme.

Ndërsa lajmi tjetër me titullin: “Brkic me ministrin nga Kosova, flasin për bashkërendimin e aktiviteteve për BE dhe për çështje bilaterale”, i publikuar në portalin e gazetës “Vecernji”, e ka vënë fokusin në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit bilateral në nivel të ministrive dhe grupeve parlamentare si dhe mundësive të bashkëpunimit ekonomik.

Informacione për vizitën e Ministrit të MMPH në Kroaci, janë prezantuar edhe në portalet e ministrive dhe institucioneve tjera ku Shala ka realizuar takime gjatë vizitës në Kroaci.

Rikujtojmë që Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, ditë më parë ka përmbyllur vizitën zyrtare në Kroaci, ku ka realizuar takime me katër ministra nga Qeveria Kroate, me përfaqësues të Parlamentit të Kroacisë, me përfaqësues të qytetit të Zagrebit si dhe me përfaqësues nga ndërmarrjet publike dhe kompanitë kroate.