RAPORTO

veprime ilegale

Historiku dhe veprimtaria

Mandati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor është përcaktuar me rregulloret e UNMIK-ut Nr. 2002/5 dhe 2005/15. Në kuadër të këtyre rregulloreve përgjegjësitë kanë të bëjnë me krijimin dhe zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e përgjithshëm në fushën e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit e Banimit. Në mënyrë që të bëhet një gjë e tillë, Ministria ka ngritur departamente, institute si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit.

MMPH-ja ka 9 departamente:

  • Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit (DMM),
  • Departamenti i Planifikimit Hapësinor (DPH),
  • Departamenti i Banimit dhe Ndërtimit (DBN),
  • Departamenti i Ujërave (DU),
  • Departamenti i Administratës Qendrore (DAQ),
  • Departamenti i Prokurimit (DP),
  • Drejtoria e Parkut Nacional “Malet e Sharrit”,
  • Departamenti i Shpronësimit,
  • Departamenti Integrimeve Evropiane.


Dy institute:

  • Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,
  • Instituti për Planifikim Hapësinor, Inspektoratin si dhe

Agjensionin Kosovar për Mbrojtjen e Mjedisit që në vete ngërthen tri drejtori:

  • Drejtorinë e Sistemit Informativ Mjedisor,
  • Drejtorinë e Monitorimit të Mjedisit dhe
  • Drejtorinë e Hartimit të Raporteve, Planeve dhe programeve Mjedisore