RAPORTO

veprime ilegale

Njësia për të Drejtat e Njeriut

Mandati i Njësisë për të Drejtat e Njeriut është të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut si dhe ndërmerr masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë së politikave,legjislacionit dhe aktiviteteve të Ministrisë me standardet relevante ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Detyrat kryesore të Njësisë për të Drejtat e Njeriut janë:

  • Të ofrojë rekomandime për Sekretarin e Përhershëm dhe personelin tjeter të Ministrisë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut;
  • Të bashkëpunojë me Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë( IOK) dhe mbikqyrë zbatimin e rekomandimeve të Ombudspersonit në Ministri;
  • Të vlerësojë nivelin e implementimit të standardeve të të drejtave të njeriut brenda Ministrisë;
  • Të merr pjesë në hartimin e ligjeve ,udhëzimeve administrative dhe politikave me qëllim që të gjitha të jenë në pajtueshmëri me standardet e të drejtave të njeriut ;
  • Të merr pjesë aktivisht në punën e grupeve të ndryshme punuese ndërministrore;
  • Të kontribojë në raportet e organeve referuese të traktateve lidhur me dispozitat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të zbatueshme në Kosovë.Organet referuese të traktateve janë komitete të përbëra nga ekspertë të pavarur që monitorojnë zbatimin e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe bëjnë rekomandime për përmirësim të zbatimit nga ana e qeverisë.

Njësia për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është themeluar në pajtueshmëri me Udhëzimet Administrative të Kryeministrit Nr.4/2007 mbi Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës të dates 19 Mars 2007 dhe Nr.8/2005 mbi Kushtet e Punës për Njësitë për të Drejtat e Njeriut të dates 11 Gusht 2005. Njësia për të Drejtat e Njeriut është nën mbikqyrjen e Sekretarit të Përhershëm të cilit edhe i raporton drejtpërsëdrejti. Njësia për të Drejtat e Njeriut nuk është e vendosur nën departamentet apo njësit e tjera organizative të Ministrisë. Zyra Këshillëdhenëse për Qeverisje të Mirë ,Të Drejta të Njeriut,Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore e Zyres së Kryeministrit koordinon kontributet e Njësisë për të Drejtat e Njeriut lidhur me aktivitetet dhe raportimet në tërë Qeverinë.

Konventat për të Drejtat e Njeriut të aplikueshme në Kosovë:

  • Deklarata Universale e të Drejtave të njeriut;
  • Konventa Europiane për mbrojtjen e Drejtave dhe lirive fundamentale;
  • Pakti Ndërkombëtar për të Drejtave Civile dhe Politike dhe Protokollet e tij;
  • Pakti Ndërkombëtar për të drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore;
  • Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
  • Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas,
  • Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve;
  • Konventa Kunder Tortures dhe Trajtimit apo Dënimit Mizor dhe Poshtërues
  • Karta Evropiane për Gjuhët Regjionale apo gjuhët Minoritare;
  • Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

Të Drejtat e Njeriut janëtë drejta /liri themelore në të cilat ka të drejtë çdo qenie njerëzore .
E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut obligon qeveritë që të respektojnë ,mbrojnë dhe promovojnë të drejtat enjeriut dhe liritë themelore të individëve dhe grupeve.

Të gjitha të drejtat e njeriut janë:

  • Universale në kuptimin që të gjithja qeniet njerëzore kanë të drejtë që në mënyrë të barabartë të gëzojnë të drejtat e tyre;
  • Të patjetersueshme që do të thotë se nuk mund të ketë nderhyrje në gëzimin e të drejtave të njeriut nga asnjë qeveri;
  • Të ndevarura dhe të pandashme , asnje e drejtë nuk mund të konsiderohet më e rëndësishme se tjetra.

Njësia për të Drejtat e Njeriut kryesisht adreson:

  • Mundësit e Barabarta dhe Luftën Kunder Diskriminimit
  • Barazinë Gjinore
  • Të drejtat e fëmijëve
  • Të drejtat e minoriteteve ( komuniteteve)
  • Të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuar
  • Luftën kunder trafikimit me qenie njerëzore
  • Ofron këshilla për strukturat vendimmarrëse në Ministri lidhur me vendimet dhe veprimet që mund të kenë implikime në zbatimin e standardeve të të drejtave të njeriut.
  • Pranon ankesa nga stafi i Ministrisë dhe publiku lidhur me supozimet që veprimet apo vendimet e Ministrisë nuk janë në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut dhe mund të ofrojë rekomandime për mjete juridike.
  • Organizon aktivitete për të punësuarit në Ministri me qëllim të ngritjes së nivelit të vetëdijes mbi të drejtat e njeriut përmes grupeve punuese , seminareve etj.
  • Njësia për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Zyren e Informimit dhe Arkivin i ofron Publikut informata lidhur me aktivitetet specifike të ndërmarra nga Ministria lidhur me të drejtat e njeriut
  • Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës 2009-2015
  • 4-8 Maj 2009, Tryeza Rajonale


Kontakt:

MMPH- Njësia për të Drejtat e Njeriut
Adresa: Ndërtesa ish-"RILINDJA", Kati 1410000 Prishtinë
Kontakti:  Shpresa Sheremeti,Kordinatore e NDNJ-së
Telefoni: 038 200 32 226
E-mail: shpresa.sheremeti@rks-gov.net

  • Udhëzim administrativ për njësitë për të drejtat e njeriut në qeverinë e Kosovës Shkarko