RAPORTO

veprime ilegale

REGJISTRIMI I ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT / KOMISIONI PËR REGJISTRIM

Regjistrimi është proces i veçantë teknik/administrativ për krijimin e listës së arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës. Regjistrimi ka për qëllim rritjen e transparencës dhe informimin e politik-bërjes për rregullimin e këtyre profesioneve. Të regjistruarit në ketë Regjistër do të kenë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhjen e organeve të Odave të cilët do të formohen me ligj të veçantë. Regjistri është regjistër publik dhe elektronik.

Komisioni për regjistrimin e Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit, është komision i formuar me vendim të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përbehet nga pesë (5) anëtar. Detyrat dhe përgjegjësit e komisionit janë mbikëqyrja e rregullt e procesit të regjistrimit, shqyrtimin dhe aprovimin e aplikacioneve për regjistrim.

Në mbështetje të Komisionit është Sekretariati i Komisionit i cili është përgjegjës për pranimin dhe shqyrtimin e Aplikacioneve për regjistër.

Aplikacioni për regjistrim dorëzohet në ketë adresë:

ish pallati i mediave "Rilindja", Kati 14, zyra 14/03, Tel: 038/200 32 217

Besmira.Sejdiu@rks-gov.net

Agron.H.Kuci@rks-gov.net